JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mirlinda e AKSHIT nuk i ndahet tenderave të dyshimtë, 400 milionë për kamera
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08/07/2021 22:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ju kishte marrë malli për AKSHI-n miq? U bë disa kohë që ky institucion sikur kishte dalë “nga skena” e tenderave, por me sa duket kjo kohë nuk mund të jetë edhe aq e gjatë, për vetë qarkullimin mjaft të madh të parave që kalojnë nëpër “duart” e tyre. Kështu Agjencia Kombëtare e Shoqërise së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, ka organizuar një tender të dyshimtë.

Procedura e prokurimit në fjalë mban numrin e referencës REF-94784-05-06-2021 dhe ka si objekt “Rritja e nivelit të sigurisë fizike nëpërmjet instalimit të sistemeve dhe pajisjeve të vëzhgimit dhe kontrollit – për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”. Fondi limit i këtij tenderi është në shifrën 35,987,799 lëkë të reja pa TVSH ose rreth 430 milionë lëkë të vejtra me TVSH.

Shikohet se në garë kanë marrë pjesë vetëm 3 firma. Bie në sy fakti se njëra prej tyre, përkatësisht “Infosoft Systems” nuk ka ofruar fare vlerë. Bën habi se si një firmë e tillë e madhe merr pjesë në tender pa ofruar fare ofertë. Nga ana tjetër fituese është shpallur firma “AlbaScan” në pronësi të Elton dhe Elision Jorgjis me vlerë 33,880,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Kjo firmë është shpallur fituesë ndonëse firma tjetër ka ofruar mbi 100 milionë lekë të vjetra më pak. Edhe ky është një fakt mjaft i dyshimtë që sugjeron për një fitues të paracaktuar. Natyrisht edhe diferenca mes vlerës fituese dhe fondit limit të tenderit është mjaft e vogël, një tjetër fakt ky që të bën të dyshosh se kemi të bëjmë më një fitues të paracaktuar.