UEFA ka njoftuar se ka nisur procedurat disiplinore kundër Anglisë pas fitores së tyre më gjysmëfinalen e Euro 2020 ndaj Danimarkës. Kjo pasi disa tifozë përdorën lazer në momentin që ekzekutohej penalltia nga Harry Kane për të shpërqendruar portierin e Danimarkës Kasper Schmeichel. Por jo vetëm kaq pasi gjatë kohës që këndohej himni danez, tifozët anglezë brohoritën dhe përdorën fishekzjarr në fund të ndeshjes.
Skuadra e Gareth Southgate tani po përgatitet për finalen me Italinë në Wembley të Dielën, por po pret të zbulojë se çfarë mase do të marrë UEFA.
Here you can see how the green laser is pointed at Kasper Schmeichel just before the penalty kick pic.twitter.com/6w5s43rjuY
— Rasmus Vuori (@rasmusvuori) July 7, 2021