JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

520 milionë për rikonstruksionin e sallave të operacionit,  tender i dyshimtë tek “Koço Gliozheni”
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07/07/2021 22:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shëndetësia është njëra prej fushave ku siç dihet “gëlojnë” një pjesë e madhe e parave që dalin nga thesi shtetëror. Qarkullimi i mjeteve monetare është tepër i lartë në këtë sektor dhe të gjithë duket se duan të përfitojnë sa më shumë nëpërmjet tenderave të dyshimtë. Njëri prej tyre është edhe ai i organizuar nga Spitali Obsetrik Gjinekologjik Koço Gliozheni në Tiranë. Ky maternitet ka planifikuar të shpenzojë plot 520 milionë lekë të vjetra me TVSH për rikonstruksionin e sallave të operacioneve dhe jo vetëm.

Nëpërmjet tenderit me numër reference REF-96413-05-25-2021, synohet që të rikonstruktohen sallat e operacionit, sallat e lindjes, qendra e gruas dhe urgjenca. Fondi limit ka qenë 57,493,505 lekë të reja pa TVSH por duke hulumtuar në dokumentacionin e këtij tenderi vihen re disa fenomene të dyshimta. Së pari shikohet se plot 3 firma pjesëmarrëse në garë kanë ofruar vlerën zero. Natyrisht është e pakuptueshme nga logjika se përse tre firma duhet të marrin pjesë në një garë dhe mos ofrojnë asnjë vlerë.

I vetmi shpjegim i mundshëm mund të jetë që fituesi ka qenë i paracaktuar prej kohësh. Fitues është shpallur firma LEON KONSTRUKSION në pronësi të Florenc dhe Sonila Sharka me vlerë të ofruar 43,214,149 lekë të reja pa TVSH ose rreth 520 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por shikohet se një tjetër firmë ka ofruar vlerë më të ulët e megjithatë është skualifikuar. Bëhet fjalë për jo pak, por për gati 36 milionë lekë të vjetra me TVSH. Edhe ky fakt, të bën të dyshosh se fituesi mund të ketë qenë i paracaktuar, duke e klasifikuar këtë procedurë prokurimi si të dyshimtë.