Njihuni me Besnik Halilin, oligarkun më të pasur të Shëndetësisë! Vazhdon e fryhet nga Buxheti i Shtetit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.07.2021, 19:50

Pa frikë mund të thuhet se Nik Halili është oligarku më i pasur i Shëndetësisë. Kjo për faktin sepse ai me kompaninë e tij GTS ka përthithur në mënyrë të monopolizuar të gjithë tenderat me objekt oksigjenin e lëngshëm nga të gjitha institucionet shtetërorë nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë, që nga koha e pandemisë e në vazhdim. Në këtë artikull do të trajtohet rasti i marrjes nga Buxheti i Shtetit të 77 Milion Lekëve brenda një jave në shkelje me ligjin.

Ai u bë i njohur për publikun pas publikimeve të përgjimeve të Ndranghettas dhe që atëherë si për fat në vend të shkonte pas hekurave, u bë oligarku më i pasur i Shëndetësisë me një vlerë procedurash të prokurimeve publike 24 Miliard Lekë pa TVSH vetëm me kompaninë e tij GTS, por që thuhet se nuk është e vetmja pasi me qëllimin për të hequr idenë e monopolizimit, MESSER Albagaz është një prej përfitueseve të tenderave të njëjtë, që nga burime për JOQ deklarojnë se është po ashtu në zotërim të Halilit.

Rezulton se brenda një jave, Halilit i janë dhënë dy tendera në shkelje, të shënuar me REDFLAGS për “Mungesë Konkurrence”, për faktin sepse i ka përfituar në shkelje me ligjin duke garuar me veten me asnjë konkurrent tjetër në garë. Tenderi i parë me vlerë pothuajse sa vlera e Fondi Limit 35 Milion, i është dhënë nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Koco Gliozheni" Tiranë më 21 Qershor, ndërsa pas 7 ditësh, më datë 28 i është dhënë një tender me 100% të Fondit Limit nga Drejtoria e Spitalit Rajonal Gjirokastër me vlerë 51 Milion Lekë.

Nëse SPAK kërkon material për të hetuar, Besnik Halili është rasti i parë konkret, megjithëse punë ka, por s’ka profesionistë.


© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit