Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Fier. Fanie Koshnica, një 74-vjeçare, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës së saj duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fier/Informacion paraprak. Sot rreth orës 06:30, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja F. K., 74 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.