Spanja ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Euro2020 pasi arriti të fitonte ndaj Zvicrës vetëm falë penalltive. Në “Shën Petërsburg” u luajtën më shumë se 120 minuta lojë dhe spanjollët fituan pasi humbën vetëm dy nga 5 penalltitë e gjuajtura, ndërsa Zvicra humbi tre prej tyre. Në kohën e rregullt Spanja ia arriti të kalonte e para në avantazh falë një devijimi nga Zakaria i cili u shndërrua më pas në gol nga Jordi Alba. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e spanjollëve ndërsa në pjesën e dytë Zvicra arriti të barazonte falë Xherdan Shaqiri në minutën e 68-te. Me fitoren e sotme Spanja bëhet gjysmëfinalisjta e parë e Kampionatit Europian.