Mund të thuhet me plot gojën se ka “plasur peshku” në Durrës. Jo sepse peshku ka patur mbi prodhim, por sepse janë dhënë rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH për një tender pa garë fare. Bëhet fjalë për Ndërrmarrja Rruga Durrës, një institucion në varësi të Bashkisë Durrës, e cila ka organizuar një tender të dyshimtë për mungesë konkurrence. Tenderi në fjalë ka si numër reference REF-96202-05-23-2021 dhe si objekt “Furnizim dhe vendosje sinjalastike rrugore 2021”.
Fondi limit është 16,500,000 lekë të reja pa TVSH, ose gati 200 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por vihet re për habi se në garë ka marrë pjesë vetëm një operator, i cili natyrisht është shpallur edhe fitues. Bëhet fjalë për firmën I.D.K – KONSTRUKSION në pronësi të Barjam Dalipaj që ka ofruar vlerën prej 16,421,980 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 200 milionë lekë të vjetra nëse llogarisim dhe vlerën e TVSH.
Përveçse ka patur një mungesë totale të konkrurrencës, vihet re se vlera fituese është gjithashtu thuajse identike më vlerën e fondit limit. Pra në rastin konkret lindin dyshime të forta se kemi të bëjmë më një fitues të paracaktuar për dy shkaqet e sipërpërmendura, mungesa e kokurrencës dhe diferenca qesharake mes vlerës fituese dhe vlerës së fondit limit. Sa për statistikë, vlera e ofruar nga firma I.D.K – KONSTRUKSION është sa 99.52% e fondit limit. Peshku “sheshit”, apo jo?