Blendi Gonxhja “i fal” 300 milionë Grigor Jotit në tenderin pa konkurrencë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.06.2021, 22:48

Përsëri Blendi Gonxhja bëhet protagonist në një tjetër tender të dyshimtë. Më konkretisht rezulton se Blendi Gonxhja “i ka dhuruar” plot 300 milionë lekë të vjetra Grigor Jotit të INFOSOFT në një tender të dyshimta pa konkurrencë. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF–96112–05-21-2021 dhe me objekt “Blerje pajisje ndihmëse për Drejtorinë e Drejtuesve të Mjeteve” me fond limit 26,220,461 lekë të reja pa TVSH.

Vihet re duke studiuar dokumentacionin përkatës, se në tender ka marrë pjesë vetëm një bashkim operatorësh i përbërë nga “Infosoft Systems” & “SINTEZA CO”. Pra kemi të bëjmë me një pjesëmarrës të vetëm i cili natyrisht është shpallur edhe fitues. Vlera e ofruar prej këtij bashkimi firmash është 24,160,428 lekë të reja pa TVSH ose rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH. Përveçse ka një mongesë totale konkurrence, shikohet se vlera fituese ka një difeencë qesharake me vlerën e fondit limit të tenderit.

Më konkretisht vlera fituese është sa 92.14% e fondit limit. Në këtë mënyrë, bazuar në dy problematikat e mësipërme, mund të konkludohet se kemi të bëjmë me një procedurë të dyshimtë ku me shumë mundësi fituesi ka qenë i paracaktuar. E thënë thjesht, Blendi Gonxhja eduket se i ka “dhuruar” rreth 300 milionë lekë Grigor Jotit. Bukur apo jo?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit