Babai tregon pse Granit Xhaka nuk zgjodhi Shqipërinë ose Kosovën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.06.2021, 09:50

Mospërfaqësimi i Kosovës në nivel ndërkombëtar nga Granit Xhaka ka qenë një temë shumë e përfolur viteve të fundit.

Në lidhje me këtë arsye tashmë ka folur edhe babai i Granitit, Ragip Xhaka, raporton FrontOnline.

Xhaka ka treguar “fije për pe” këtë situatë.

“Kam pas kontakt me Shqipërinë dhe një mospajtim ndodhi që kjo të mos bëhej. Sa i përket Kosovës, ka qenë e ditur se nëse këta shqiptarë luajnë në kampionate evropiane, nuk mund të luajnë Kosovën”, ka thënë Ragip Xhaka në RTV Dukagjini duke vazhduar:

“Ne e kemi dërguar te FIFA një letër pa ndihmën e askujt, dhe me anën e avokatit tonë, na është kthyer përgjigjja se tema është e mbyllur shkaku që kanë luajtur në evropian”.

“Kritikat pas asaj letre kanë ardhur ndaj meje dhe ndaj familjes sonë. Nuk e ndjej veten fajtor, të gjitha ato që i kemi bërë për Zvicrën dhe Kosovën, jemi krenar”, tregoi ai.

“Edhe pse Graniti luan te Zvicra, nuk e kemi harruar asnjëherë Kosovën dhe përfaqësuesen. Këta djelmosha dalin dhe e mbrojnë Kosovën dhe Shqipërinë”, potencoi Xhaka.

“Në ndeshjen Shqipëri – Serbi në Tiranë, Graniti filloi dhe qau kur një futbollist serb ngriti tre gishta. Më vjen shumë keq që ka ndodhë kështu, por ky ka qenë fati si për Kosovën, Shqipërinë dhe Zvicrën”, përfundoi babai i vëllezërve Granit dhe Taulant Xhaka.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit