Eden Hazard, ylli i Belgjikës vazhdon të ketë probleme me lëndimet. Kujtojmë se belgu pësoi sërish dëmtim në gju në fitoren minimale ndaj Portugalisë. Ky lëndim mesa duket është serioz, pasi mediat spanjolle raportojnë se “EURO 2020” për Hazard ka mbaruar. Ndërkohë, vlen të thuhet se nuk ka asnjë komunikatë nga Federata e Belgjikës lidhur me situatën që ndodhet sulmuesi.