Enkel Joti i jep 1.3 Miliard nga paratë e shqiptarëve EVITËS, “mbretërisë” së fisit Allajbeu

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.06.2021, 22:37

EVITA, “mbretëria” e fisit Allajbeu, dikur në pronësi të Majlinda Fetiut, vajzës së xhaxhait të Klodian Allajbeut, sot në zotërim të Ertel Kërçukut me 27.5% të aksioneve dhe Arimo 72.5%. Rikujtojmë se kompania pas Fetiut, kaloi me 72.5% në pronësi të Rasim Hamzarajt, djalit të dajës së petrit Vasilit. Ky i fundit, së bashku me ortakun e tij Ertel Kërçukun, pronarin aktual të EVITËS, janë sëbashku pronarë ën kompaninë që ka përfituar numrin dhe vlerën më të madhe të tenderave MEGPAHARMA, e njohur gjithashtu edhe si kompania e Petrit Vasilit. Pra kushëriri i Petrit Vasilit ka bërë ping-pong pronësie të EVITËS me ortakun e tij Kërçukun.

Zotëruesi më i madh i kësaj kompanie Arimo, nuk dihet se ku i ka bazat dhe kush fshihet pas saj. Ky ndryshim në zotërimin e Evitës u bë menjëherë pasi kompania dikur në pronësi Majlinda Fetiut, kushërirës së Allajbeut doli fituese e koncesionit të Hemodializës 8.6 Miliard Dollarë sëbashku me Spitalin Amerikan të këtij të fundit në bashkimin e kompanive DIAVITA, megjithëse EVITA nuk kishte eksperienca të mëparshme në këtë tender. Ndryshimi në pronësi ndodhi pasi denoncimet mediatike mbi kompaninë fantazmë të fisit të Allajbeut u shpeshtuan për faktin se EVITA përfitonte një vlerë të lartë parash publike me anë të tenderave të shpeshtë me shkelje.

Ajo hetim ende nuk ka nisur mbi këtë kompani që njihet në pronësi të Allajbeut që në gjenezë të saj, por jo me letra, ka mbushur depot e kompanisë me para të shqiptarëve, me disa miliarda të vazhdueshme. Edhe këtë radhë, kjo kompani ka përfituar mbi 1.2 Miliard nga QSUT e Enkel Jotit. Këtë radhë bëhet fjalë për një tender me objekt: “Blerje materiale specifike, Implant Koklear për nevoja të QSUNT.” Në tender kanë marrë pjesë edhe dy kompani të tjera, OES Distrimed e Rizajve dhe FEDOS e Orion Strugës, teksa në tenderin e dyshimtë ku fitues është shpallur EVITA, ka disa gjëra të paqarta.

Kjo kompani ka bashkëpunuar me disa prej oligarkëve më të fuqishëm të Shëndetësisë, si PEGASUS, kompaninë e Janis Karathanos fituesit të koncesionit të laboratorëve, VINIPHARMAN e Hervin Forës, etj. Si përfituese e vetme në tenderat e kësaj fushe, ka një vlerë totale prej më shumë se 14 Miliardësh pa TVSH.


© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit