JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bashkia Shijak ‘i fal” KUPËS me shokë, 2.5 miliardë në tenderin e dyshimtë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24/06/2021 22:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditë e re, tender i ri. Një shprehje e re që nuk do ishte gabim të futej në përdorim të përditshëm tek kompanitë që fitojnë tendera në mënyrë të dyshimtë. Duket se tashmë askujt nuk i bëhet vonë qoftë edhe të kamuflojë disi tenderat në mënyrë që të mos ngajnë jo realë. Një tender i tillë është edhe ky që po ju paraqesim ditën e sotme. Bëhet fjalë për Bashkinë Shijak e cila ka organizuar një tender me objekt “Rikonstruksion i tubacionit së dërgimit DN 400 mm nga mbikalimi i Vorës deri në depo V=2000m3 Shijak, rrjet shpërndarës të fshatrave Maminas – Kareç – Bilalas – Karpen – Bodinak , Loti I”.

Fondi limit i tij ëhstë 209,836,547 lekë të reja pa TVSH dhe mban numrin e referencës REF-91570-03-29-2021. Vihet re një fenomen i dyshimtë. Në garë kanë marrë pjesë vetëm dy garues të cilët për habi kanë ofruar vlera mjaft të ngjashme me njëra-tjetrën, madje thuajse identike. Kështu bashkimi i operatorëve ekonomikë KRONOS KONSTRUKSION & KUPA kanë ofruar vlerën 207.561.238 lekë të reja pa TVSH, ndërsa operatori ekonomik ARB & TRANS – 2010 ka ofruar vlerën 208.170.744 lekë të reja pa TVSH.

Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve KRONOS KONSTRUKSION & KUPA me vlerë rreth 2.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. I pari në pronësi të shtetasit Vasil Jovani dhe i dyti në pronësi të shtetasit Shkëlqim Kupa. Ky i fundit është njëri ndër fituesit e mëdhenj të tenderave publikë në Shqipëri. Nga ana tjetër rezulton se vlera e shpallur fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 98.91% e tij. Siç imagjinohet, ky është një raport i dyshimtë i cili sugjeron për një tender të dyshimtë.