Sapo ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes mes Sllovakisë dhe Spanjës e cila po luhet në stadiumin në Sevilla. Në minutat e parë të ndeshjes Slovakia arriti të pengonte Spanjën që të kalonte në avantazh, falë një penalltie dhe një goditje nga Morata. Por pak minuta më vonë portieri i Sllovakisë, Martin Dubravka i zhgënjeu të gjithë kur bëri një autogol në minutën e 30-të. Deri më tani në këtë Euro2020 kemi parë gola të ndryshëm, edhe autgola por si ky i sotmi ende nuk e kemi parë.
Pasi topi u përplas në traversë, ai e devijoi topin si në volejboll drejt e në rrjetë. Një vepriim i tillë ka ngjallë shumë komente në rrjetet sociale, pasi është e pamundur që një portier të shënojë një autugol të tillë.