Një foshnje një Britani ka marrë vëmendjen e mediave për shkak të flokëve të tij të gajtë dhe biond, ngjashëm me kryeministrin Boris Johnson. Foshnja 3 muajsh David Doronina, njihet edhe si “sozia" e Johnson dhe për shkak të pamjes, prindërit e tij ndalohen në rrugë nga njerëzit të cilët e komentojnë për karakteristikat e ngjashme me kryeministrin britanik. Mamaja e foshnjes shprehet : "David është si i famshëm. Të gjithë po çmenden për pamjen e tij. Njerëzit e krahasojnë me Boris Johnson kur e shohin atë." I njëjti reagim ishte edhe në momentin kur lindi dhe infermierët e panë për herë të parë dhe thanë se foshnja ngjante me kryeministrin. Ndërkohë ajo që ka shkaktuar habi tek prindërit është fakti se ata kanë flokë të errët dhe nuk e prisnin që fëmija i tyre të ishte biond.
Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania