Ka mbërritur mëngjesin e sotëm në gjykatë, nën masa të rrepta sigurie, i veshur edhe me antiplumb, Babis Anagnostopoulos, 32-vjeçari grek i cili vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare, në sy të foshnjes 11-muasjhe. Për më tepër, ai e fshehu ngjarjen për 37 ditë duke thënë se krimin e kryen disa grabitës. Babis është pritur para gjykatës nga disa qytetarë të cilët kanë shfryrë pafund kundrejt tij me fjalët “vriteni, të kalbet në burg”.
“Protothema” raporton se i akuzuari do të përpiqet t’ia atribuojë krimin e tij intensitetit, akuzave dhe kundërsulmeve verbale që ai tha se kishte patur në natën fatale me Caroline, si rezultat i së cilës ai “u mjegullua” dhe humbi kontrollin.