Një furgon sprint ngarkuar me goma është djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Levan – Tepelenë, në afërsi të fshatit Iliras, Memaliaj. Furgoni është djegur në ecje dhe plotësisht, pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Djegja e furgonit ka vështirësuar qarkullimin për disa minuta në këtë segment rrugor. Ndërkohë mësohet se shoferi është nisur me urgjencë drejt spitalit.