Vaksinimi ndaj Covid/ Altin Goxhaj: Fëmijët po rrezikohen nga doktorë kriminelë dhe prindër të papërgjegjshëm!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.06.2021, 00:40

Pak ditë më parë anëtarët e Komisionit të Imunizimit në Shqipëri hapën diskutimin në lidhje me procesin e vaksinimit kundër Covid të fëmijëve. Një nga anëtarët e këtij komisioni, Dr. Genc Sulçebe u shpreh se procesi është drejt finalizimit dhe se duhet të nisë para fillimit të vitit shkollor. Në lidhje me këtë lajm ka reaguar me një postim të gjatë në Facebook edhe avokati Altin Goxhaj. Ai e nis postimin pikërisht me faktin se çdo vendim që ndikon te fëmijët duhet të "merret në dobi të interesit më të mirë të fëmijës duke prevaluar mbi interesat e prindërve"! Goxhaj ngre alarmin se vaskinimi i fëmijëve me një vaksinë që nuk ka kaluar asnjë test nga asnjë agjenci botërore për përdorim të sigurtë, është me rrezik për fëmijët, pasi ndërhyn në gjenetikën e njeriut. Avokati bën thirrje që prindërit të ndërgjegjësohen dhe të mos heshtin përballë këtij fakti.

Postimi i plotë i Goxhajt:

E ARDHMJA E FËMIJËVE SHQIPTARË NË RREZIK NGA DOKTORË KRIMINELË TË PLANDEMISË DHE PRINDËR TË PADENJË! Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu. Në çdo konventë, kod familjeje apo penal, akte dhe rregulla, përcaktohet se çdo vendim që ndikojnë fëmijët duhet të merret në dobi të interesit më të mirë të fëmijës duke prevaluar mbi interesat e prindërve! Sot jemi përballë një fakti të tmerrshëm, Komiteti i Ramës po merr vendimin: Që prindërit të mos jenë nën risk duhet që të vaksinohen të gjithë fëmijët e vegjël me një vaksinë që nuk ka kaluar asnjë test nga asnjë agjenci botërore për përdorim të sigurtë por veç për emergjencë (“emergence only”), që ndërhyn pa u ditur pasojat në gjenetikën e njeriut (ata e quajnë “terapi gjenike” por në thelb është eksperiment gjenetik) dhe që mbi të gjitha nuk mbron fëmijët (se ata i mbron Zoti siç ka dalë nga e gjithë eksperienca e PLANdemisë 2020-2021). Pra për interesin e prindërve sipas tyre, mjekët dhe zyrtarët kriminelë, do cënojnë parimin universal të Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve të miratuar nga OKB në 20 Nëntor 1989 dhe e miratuar nga Shqipëria që në 1991: VENDIMET MBI JETËN DHE SHËNDETIN E FËMIJËS DO TË MERREN NË INTERESIN MË TË MIRË TË FËMIJËS! Çdo prind që hesht për këtë krim është i padenjë për të fëmijën e tij dhe ai gjyqin do ta ketë me Zotin kur ta çojnë në Ferr! Ndërsa fëmijët do ti gjykojnë kur të rriten bashkë me hallet që do ti gjejnë për shkak të papërgjegjshmërisë së prindërve dele! Vaksinimi anti-Covid te fëmijët në Shqipëri. Prof. Sulcebe: “Pritet që komisioni i imunizimit ta miratojë” Anëtarët e komisionit të imunizimit në Shqipëri janë duke diskutuar fillimin e procesit të vaksinimit anti-Covid te fëmijët. Ndonëse ndajnë mendime të ndryshme prof. dr. Genc Sucebe, anëtar i këtij komisioni, thotë se po shkohet drejt finalizimit. Sipas tij, ky proces duhet të nisë para fillimit të vitit të ri shkollor. "Ne po diskutojmë, ashtu sikurse në shumë vende të tjera dhe po shkojmë drejt finalizimit. Fëmijët duhen imunizuar pasi ndonëse ata nuk e kalojnë shumë rëndë sëmundjen, shkollat mund të kthehen në vatra infeksioni. Fëmijët e çojnë nëpër shtëpi, duke infektuar gjyshërit dhe nga ana tjetër krijojnë xhepa për imunitetin e tufës", thekson prof. dr. Sucebe. Për vaksinimin e fëmijëve janë miratuar vetëm Pfizer dhe Moderna, ndërkohë që edhe Coronavac ka marrë miratimin në Kinë. Bëhet fjalë për vaksinimin e fëmijëve 12 deri 16 vjeç, megjithëse Sulcebe thekson se duhen vaksinuar edhe studentët. "Fëmijët është e nevojshme të vaksinohen vetëm me një dozë të vaksinës. Imuniteti i fëmijëve është i fuqishëm dhe reagon shumë mirë edhe vetëm me një dozë. Kuptohet, duhet të jemi të kujdesshëm; do të jetë fakultative", thekson prof. dr. Sulcebe. Sipas tij, një grup fëmijësh si ata me sëmundje kronike, obezët te cilët pasi kalojnë Covidin, sëmuren me një sindrom inflamator të ngjashme me Kavvasakin, ndaj duhen mbrojtur. Por më parë duhet të bëjnë një analizë serologjike për të parë nëse kanë antitrupa, pasi nëse e kanë kaluar Covidin, nuk kanë nevojë për vaksinë, thekson prof. Sulcebe.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit