Stiliano Filipi, 29-vjeçari me origjinë shqiptare u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik më datë 11 qershor. Ngjarja e rëndë ndodhi në Dervio. 29-vjeçari po udhëtonte me motor, kur u përplas nga një furgon. Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me helikopter në spitalin e Varese. Gjatë gjithë këtyre ditëve, prindërit, miqtë e të njohurit të të riut nuk e humbën shpresën dhe u lutën që Stiliano t’ia dilte, por fatkeqësisht këtë të hënë ai ndërroi jetë në spital.
Burimi: lecconotizie.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA