Një politikane ka thënë se abuzuesit seksualë, pedofilët duhet të kenë patentë shoferi dhe pasaporta të vulosura me paralajmërime për t'i parandaluar ata që të jenë në gjendje të punojnë me fëmijët. Deputetja Sarah Champion thotë se ajo po bën fushatë për një ligj të ri për të mbyllur një boshllëk që lejon pedofilët e dënuar të shpëtojnë nga ato që kanë bërë dhe të ndryshojnë emrin. Champion tha se abuzuesit seksualë po shpëtojnë nga radarët, por pasojat janë shkatërruese.
Aktualisht në Britani çdokush lejohet të ndryshojë emrin e tij përmes një procesi që kushton 42.44 £ dhe kërkon vetëm dy dëshmitarë. Kundërvajtësit seksualë të dënuar u kërkohet ligjërisht të informojnë policinë për çdo ndryshim të emrit, por sipas mediave, gjatë pesë viteve të fundit të paktën 900 kanë arritur t'i shpëtojnë monitorimit të policisë.
Burimi:unilad Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA