Një 45-vjeçar shqiptar akuzohet se ka përdhunuar një 29-vjeçare e cila ishte ishte punonjëse në një lokal në Kolonaki. Sipas informacioneve nga mediat greke, një 45-vjeçar shqiptar ka shkuar si klient në lokalin ku po punonte 29-vjeçarja. Më pas, ai e ftoi të dilnin pas pune dhe më pas i kërkoi të kalonin pak kohë edhe në shtëpinë e tij në Kolonaki. Vajza e pranoi ftesën e shqiptarit por kur ata hynë në shtëpi, shqiptari e mbylli derën, e sulmoi atë dhe e përdhunoi.
Gruaja arriti të shpëtonte, hapi derën dhe doli. Ajo vuri re një patrullë të policisë dhe i kërkoi ndihmë menjëherë. Policia arriti ta arrestonte 45-vjeçarin shqiptar në banesën e tij dhe ai tani akuzohet për përdhunim. Kujtojmë se kjo ngjarje në Greqi vjen një ditë pas përdhunimit të një 50-vjeçareje shqiptare nga një shtetas bullgar dhe një person i dytë.