Disa ditë më parë kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me kryebashkiakun e Athinës, Kostas Bakojanis përuruan “Parkun Helen”, në liqenin e Farkës. Në fjalën e tij, Veliaj tha se ky park është një hapësirë kushtuar marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, ndërsa ambasadorja greke në Tiranë, Sofia Philipidhu tha se kjo ishte një iniciativë e Bashkisë së Tiranës për t’i ardhur pranë qytetarëve të saj me një hapësirë të re brenda parkut të Liqenit të Farkës. Por, pas përurimit të shumta ishin komentet negative në lidhje me ngjarjen në fjalë. Gazetari i njohur Marin Mema përmes një “Instastory” në llogarinë e tij të Instagram-it ka shkruar “Po parku i shqiptarëve të Çamërisë kur do kërkohet në Çamëri?” duke shprehur kështu mërzitjen e tij për përurimin e parkut helen tre ditë më parë.
Më konkretisht, Marin Mema ka shkruar: