Ulja e TVSH-së dhe orari i muzikës/ Shoqata e Bareve dhe Restoranteve kërkon rishikimin e masave kufizuese

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2021, 18:01

Shoqata e bareve, Restoranteve dhe Klubeve i ka nisur një letër kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në lidhje me masat kufizuese që janë në fuqi në vendin tonë. Shoqata kërkon rishikimin e orarit të muzikës, të lëvizjes dhe uljen e TVSh-së në masën 6% sa në nivelet e turizmit. Ata kërkojnë që kjo letër e tyre me kërkesa të miratohet sa më parë për shkak të rënies së lartë të xhiros, që sipas tyre nisi që në periudhën e karantinës dhe vazhdon edhe sot.

Ndërsa shtojnë se për ta është shqetësuese edhe konkurrenca e pandershme, ku respektimi i orareve të funksionimit të aktivitetit dhe lejimit të muzikës nuk zbatohen njësoj te këto struktura shërbimi.

Pjesë nga letra e Shoqatës së Bareve, Restoranteve dhe Klubeve

Së pari, kërkojmë rishikimin e orarit të muzikës pasi nuk mendojmë që qytetarët duhet të edukohen me muzikën e betoniereve që punojnë orar e pa orar. Rishikimin e orarit të mbylljes së aktivitetit tonë pasi kjo mbyllje ekziston për bllokun e qëndrën e qytetit dhe per sheshet e koncertet nuk ka as orare dhe as pengesa në grumbullime masive.

Së dyti, rishikimin e lëvizjes së lirë si një e drejtë themelore kushtetuese e garantuar me ligj. Të nderuar zotërinj deri më sot kemi treguar durim e vetpërmbajtje duke kuptuar situatën në të cilën gjendej vendi, por sot nuk mund të rrimë më pasi urdhërat e vendimet zbatohen në mënyrë selektive duke mos pasur as konkurrencë të ndershme e duke rrezikuar në mënyrë serioze ekonominë e bizneseve tona e të familjeve tona.

Së treti kërkojmë disa masa lehtësuese për kategorinë e bizneseve tona. Pasi deri më sot kjo kategori vetëm është penalizuar ndërkohë që jemi ndër taksapaguesit më të rregullt. Uljen e TVSH-së në të njëjtin nivel si sektori i turizmit dhe agroturizmit e shikojmë si një instrument të domosdoshëm dhe kyç për të nxitur e zhvilluar vijimin e aktivitetit në të njëjtin kapacitet si më parë dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit