Situata në kufijtë me Greqinë! Në Kakavijë s’lejohen autobusët, nga Kapshtica kalojnë vetëm punëtorët sezonalë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.06.2021, 17:08

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar probleme të shumta. Një ndër to është edhe se shqiptarët nuk mund të udhëtojnë në drejtim të Greqisë. Edhe pse pala greke ka njoftuar se do të ketë lehtësi sa i përket qarkullimit në të dy anët e kufirit me Shqipërinë, duket se nga e thëna në të bërë ka shumë diferencë. Burime për TCH bëjnë me dije se ditën e sotme vetëm 870 qytetarë shqiptarë kanë kaluar përmes pikëkalimit të Kakavijës përgjatë 24 orëve të fundit duke mos e plotësuar kuotën ditore prej 1500 qytetarësh.

Kjo ka ndodhur pasi linjat e transportit nuk lejohen të qarkullojnë në anën tjetër të kufirit me pretendimin se rregulli i ri i miratuar ende nuk është dërguar tek autoritetet shqiptare. Megjithatë kjo nuk po ndodh në anën tjetër në hyrje nga Greqia. 940 qytetarë kanë hyrë gjatë 24 orëve të fundit, shumica janë këmbësorë që detyrohen ta kalojnë kufirin në këmbë. Po ashtu edhe në Kapshticë është e njëjta situatë. Leje kalimi kanë punëtorët sezonalë apo ata që kanë një pasaportë greke, me limitin e vetëm 400 personave në ditë.

Edhe pse u njoftua që nga 19 qershori kjo pikë kufitare do të hapej për udhëtarët edhe këtu autoritetet kufitare nuk kanë marrë ende “firmën” zyrtare për të lejuar kalimin e qytetarëve. Kujtojmë se një vit më parë për shkak të pandemisë, në kufijtë me Greqinë u krijua radhë kilometrike që vijonte për ditë me radhë, për shkak të numrit të kufizuar të personave që mund të kalonin në Greqi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit