Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë, ku një 61-vjeçar ka dhunuar fizikisht kunatën e tij 51-vjeçare dhe ka rënë në prangat e policisë. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht, ndërsa bëhet me dije se 61-vjeçari me iniciale R.M. ka përfunduar në komisariat. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka dhunuar fizikisht kunatën e tij, shtetasen D. M., 51 vjeçe, banuese në Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.