Situata e pandemisë në vendin tonë është shumë e mirë gjatë këtyre ditëve, pasi numri i të infektuarve me Covid është ulur shumë njëjtë me numrin e viktimave. Ndërsa vlen të thuhet se edhe numri i personave të vaksinuar sa vjen e rritet edhe më tepër. Kjo ka bërë që shumë shtete europiane të hapin kufijtë për shqiptarët që udhëtojnë me pasaporta biometrike. Danimarka ka njoftuar së fundmi se Shqipëria tani është pjesë e listës së vendeve që nuk iu kërkohet karantina për të hyrë në territorin danez. Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë të vetmet vende në Ballkan që nuk janë pjesë e BE apo Schengenit por që janë pjesë e listës së vendeve pa rrezik përhapjen e koronavirusit.