KPK zbardh vendimin për kryeprokuroren e Tiranës: Asnjë provë kundër Imerajt, Rrahim Shehu person i sajuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.06.2021, 14:38
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur ditën e sotme vendimin në lidhje me konfirmimin në detyrë të Kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj. Në raportin e mëposhtëm thuhet se Komisioni nuk ka asnjë provë kundër Imerajt. Më tej thuhet se nga hetimi administrativ nuk rezultoi të administrohet asnjë fotografi, apo përgjim për ish vëzhguesin z.Kijlstra, dhe as rezulton që subjekti i rivlerësimit të ketë njohuri në lidhje me to. Sakaq në lidhje me denoncimin e paraqitur nga Rrahim Shehu, sipas verifikimeve ky person nuk ekziston fare, por është i sajuar.

Konstatimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Lidhur me këtë gjetje dhe pas përgjimeve dhe shpjegimeve të dhëna nga subjekti në rezultatet e hetimit, si dhe nga shpjegimet e dhëna në seancë dëgjimore, Komisioni, pas shqyrtimit të plot të saj nuk kostatoi shkelje të kryera nga subjekti i rivlerësimit në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi. Nga ana tjetër, nga asnjë insitucion ligjzbatues në Shqipëri nuk rezultoi asnjë lloj e dhëne, prove apo indicje që të lidhë subjektin e rivlerësimit me pretendimin e ngritur.

Burimi i provës për vërtetimin e faktit të pretenduar është denoncimi i paraqitur nga Rrahim Shehu, i depozituar pranë Komisionit. Nga hetimi administrativ nuk rezultoi të administrohet asnjë fotografi, apo përgjim për ish vëzhguesin z.Kijlstra, dhe as rezulton që subjekti i rivlerësimit të ketë njohuri në lidhje me to. Pretendimet e bazuara në letrën e Rrahim Shehut, mbeten pretendime të shprehura nga ky i fundit pa asnjë të dhënë tjetër me vlerë provuese. Nga ana tjetër, bazuar në dokumentacionin e administruar, nuk rezulton që z.Kijlstra ta ketë adresuar shqetësimin e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri në asnjë nga agjencitë kompetente për ndjekjen e rastit, si në polici apo prokurori, fakt ky i konfirmuar nga p[ërgjigjet zyrtare.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit