Para pak çastesh u njoftua se policia ka shkatërruar një grup shqiptar të trafikut të kokainës ku dy drejtuesit e grupit janë në vendin tonë. Njëri prej 'kokave' të këtij grupi është shtetasi Ndriçim Harka punonjës i zjarrfikëses në Bashkinë Tiranë. Mësohet se Ndriçim Harka ka qenë edhe pjesë e listës së patronazhistëve të Partisë Socialiste. Në dokumentin mëposhtëm mund të shihet se Harka raportonte çdo detaj për qytetarët dhe preferencat e tyre për zonën që mbulonte.