Ditën e sotme në Tiranë, policia ka shkatërruar grupin shqiptar të trafikut të kokainës. Sipas prokurorisë, dy drejtuesit e grupit janë në vendin tonë dhe një prej tyre është identifikuar si shtetasi Ndriçim Harka. Mësohet se ky i fundit është punonjës i zjarrfikëses në Bashkinë Tiranë. Ndërkohë një tjetër i dyshuar mësohet se është larguar drejt Greqisë. Gjithsej janë 7 persona pjesë e grupit, 5 të arrestuar në Zvicër. Nga përgjimet rezulton se bisedat janë kryer nga numra celularë shqiptarë dhe se grupi ishte ngritur që më 2015. Deri më tani janë kapur 3 kg kokainë, ndërsa për një transport ofrohej 3500 euro. Droga merrej në Gjermani dhe më pas bëhej transporti i saj në Zvicër me makina.
Mësohet se operacioni vijon dhe pritet të ketë edhe arrestime të tjera.