Disa makina janë aksidentuar në rrugën e Elbasanit brenda një blloku banimi, pasi një shofer, i cili po drejtonte një furgon ka dashur t’i shpëtojë ndjekies së policisë. Pasi ka lënë 20 sirianë në zonën e Thesarit, ai është pikasur nga policia. Në momentin që ka parë që rruga ka qenë e bllokuar në dalje, shoferi ka braktisur automjetin.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhe ekspertë të policisë, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime.