Një 44-vjeçar shqiptar në Itali është rrahur e sulmuar gjatë natës në periferi të Firences dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari punonte në sektorin e prerjeve të pyjeve, ndërsa policia dyshon se gjatë sulmit autorët përdorën edhe armë. Identiteti i shqiptarit është bërë i ditur. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të sulmit dhe gjetjen e autorëve. Autoritetet italiane janë duke marrë në pyetje disa dëshmitarë, të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Burimi: gonewus.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania