Është arrestuar nga policia një nga autorët e plagosjes së pronarit të “Bar Orange” në Sarandë. Bëhet me dije se Redjan Hadëri është vënë në pranga. Ndërkohë në kërkim janë dy vëllezërit Caushi.
Kujtojmë se plagosja e Spiro Iljadhit, ndodhi në orët e para të mëngjesit ditën e djeshme. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi pas një sherri asti. Bashkë me të mbeti i plagosur rastësisht edhe një turist. Iljadhi është pronari i një nga bareve më të mëdha në Sarandë, i cili reklamohet nga shumë vipa shqiptarë.