Sapo është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Zvicrës dhe Turqisë me rezultatin 2-0 për zviceranët. Ishte sulmuesi Haris Seferovic ai që shënoi golin e parë që në minutën e 6, ndërsa pas 20 minutash ka shënuar edhe sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri. Sulmuesi i Liverpool arriti të shënonte një super gol nga jashtë zone dhe me shumë gjasa do të jetë një prej golave më të mirë të këtij Europiani 2020.
Zvicrës i duhet me patjetër fitorja sot për të shpresuar te kualifikimi si një nga katër vendet e treta më të mira në 6 grupet e Europianit.