Organi drejtues evropian i futbollit UEFA ka reaguar në lidhje me heqjen e shisheve Coca-Cola nga sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo në një konferencë shtypi në Euro 2020. UEFA u ka thënë ekipeve se ata kanë detyrime kontraktuale ndaj sponsorëve të turneut. E gjitha nisi pasi në një konferencë për shtyp, Cristiano Ronaldo hoqi shishet me Coca-Cola duke i zëvendësuar ato me shishe me ujë. Një ditë më vonë, mesfushori i Francës Paul Pogba, i cili është një mysliman, hoqi një shishe birrë Heineken para tij pas fitores së Francës 1-0 ndaj Gjermanisë.
Ndërsa dje mesfushori i Italisë Manuel Locatelli lëvizi shishet e Coca-Cola mënjanë dhe vendosi një shishe me ujë përpara tij përpara se të fliste për shtypin pas fitores së titullit "Njeriu i ndeshjes" në ndeshjen 3-0 kundër Zvicrës. Organizatorët e turneut thanë:
UEFA nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim disiplinor lidhur me incidentet dhe drejtuesit thanë se çdo sanksion do të ishte çështje e federatave. UEFA nuk do të gjobisë drejtpërdrejt lojtarët. Zyrtari i UEFA-s Martin Kallen nuk përjashtoi dënimet nëse ka raste të tjera.
Ne kemi rregullore të nënshkruara nga federatat pjesëmarrëse. Ne u kemi kujtuar atyre detyrimet e tyre por natyrisht kjo (gjobitje) është gjithmonë një mundësi.
Burimi:reuters Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA