Zyrtare! Sergio Ramos largohet nga Real Madrid pas 16 vitesh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.06.2021, 23:09

Kapiteni i Real Madrid Sergio Ramos do të njoftojë se po largohet nga klubi ditën e nesërme vetëm dy javë para se kontrata e tij të përfundojë. Ramos do të paraqitet në Ciudad Deportiva për të konfirmuar vendimin për kontratën e tij e cila skadon më 30 qershor. Asnjë zgjatje e kontrates nuk është rënë dakord midis lojtarit dhe klubit. Real Madrid i ofroi Ramos një marrëveshje një vjeçare me një ulje prej 10 përqind të pagës, megjithëse mbrojtësi po kërkonte të paktën një kontratë dy vjeçare. Ramos ka qenë në Real Madrid për 16 vjet dhe do të paraqitet para shtypit në orën 12:30 ku do t'i japë lamtumirën Los Blancos, së bashku me presidentin Florentino Perez dhe drejtuesit e klubit.

Real Madrid CF njofton se nesër, e Enjte 17 Qershor, në 12:30 pasdite, do të mbahet një akt institucional i lamtumirës së kapitenit tonë Sergio Ramos, i cili do të ndiqet nga presidenti ynë Florentino Perez. Sergio Ramos do të paraqitet përpara mediave në një konferencë virtuale për shtyp.

Gjatë kohës së tij në Estadio Santiago Bernabeu, Ramos ka fituar katër Liga të Kampionëve, katër Kupa Botërore Klubesh, tre Super Kupa Evropiane, pesë tituj LaLiga Santander, dy trofe të Kupës së Mbretit dhe katër tituj Supercopa de Espana, dhe largohet lojtari i dytë më i dekoruar i Real Madrid pas Paco Gento.

Burimi:marca. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit