Kanë mbetur më pak se dy orë nga nisja e ndeshjes Itali-Zvicër, ndërsa një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Romës. Alarmi është dhënë pasditen e sotme në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit “Olimpico”, ku dhe pritet të luhet ndeshja mbrëmjen e sotme. Policia ka dalë në terren dhe po kryhen kontrolle, ndërsa ndeshja pritet të fillojë në orën 21:00, ku Italia do të përballet me Zvicrën. Për momentin qarkullimi në këtë zonë është ndaluar.
Burimi: www.gazzetta.it| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA