Duket se Ministria e Shëndetësisë ka hapur thesin këtë muaj pasi ka nxjerrë fituesit e disa prej tenderave më të kripur, përfshirë këtu shpalljen e tenderit të Mirëmbajtjes së Aparaturave Mjekësore në QSUT. Ditën e djeshme analizuam tenderin e mirëmbajtjes së aparaturave mjekësore të prodhuesit Siemens, i cili iu dha Shkëlqim Verdhas për 1.7 Miliard duke konkurruar me veten dhe duke thyer parimin bazë të një gare, që është konkurrenca.
Këtë radhë bëhet fjalë për Lotin 1 “Mirëmbajtja e përqendruar “full risk” e disa pajisjeve mjekësore të prodhuesit Philips”, ku është shpallur me fitues me 99% të vlerës së fondit limit ose e thënë ndryshe, oferta ekonomike e operatorëve me diferencë prej 260 mijë lekësh nga Fondi Limit, konkurrenti i vetëm në garë, bashkimi i kompanive Health & Light” Sh.p.k. & “SAER MEDICAL” Sh.p.k në pronësi përkatësisht të Erion Çelës dhe Ridi Cipos.
q
Çela me kompaninë e tij ka përfituar në sektorin e shëndetësisë 57 tendera me vlerë 2.5 Miliard Lekë pa TVSH, ndërsa Cipo me SAER Medical ka përfituar 125 tendera me vlerë mbi 1 Miliard Lekë pa TVSH. Të dyja bashkë këto kompani kanë në total të fituar 12 tendera, me vlerë 4.2 Miliard Lekë.
Në vijim do të lexoni aferat klienteliste të këtyre kompanive në fushën e Shëndetësisë të zbardhura nga stafi i JOQ ALbania, të faktuara, të hulumtuara e të interpretuara në detaje.
© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.