Mbrëmjen e kaluar në Mynih të Gjermanisë u luajt ndeshja e grupit F mes Francës dhe Gjermanisë, me fitoren e francezëve e cila erdhi falë një autogoli nga gjermani Mats Hummels. Menjëherë pas ndeshjes Paul Pogba u shpall njeriu i ndeshjes për shkak të kontributit të tij në fitoren e ekipit francez. Por në konferencën pas ndeshjes një veprim i Pogbas ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Pas veprimit të Cristiano Ronaldos për të hequr nga tavolina shishet me CocaCola edhe Pogba ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë por me një sponsor tjetër. Pogba sapo është ulur në tavolinë ka hequr shishen e birrës Heineken, e cila është sponsor për çmimin "Njeriu i Ndeshjes". Sposnorët janë ata që kontribuojnë në pagesën miliona euroshe të tyre.
Paul Pogba removed a bottle of Heineken [official beer partner of Euro 2020] from the table, placing it out of sight from cameras at a post match interview at Allianz Arena.
CR7 did a similar thing with Coca Cola on Monday.
Worrying trend for sponsors pic.twitter.com/DDRtYOgnmq
— Elijah Kyama 🇩🇪 (@ElijahKyama) June 16, 2021