Veprimi i djeshëm i Cristiano Ronaldos, i cili pak para se të mbante një konferencë në lidhje me ndeshjen Portugali-Hungari, largoi dy shishe Coca-Cola nga tavolina dhe i zëvendesoi me ujë, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe mbarë tifozëve. Por përtej kësaj, veprimi i tij ka dëmtuar drejtpërdrejt edhe vetë kompaninë e njohur miliarda dollarëshe, e cila sponsorizon turneun. Dëmi përllogaritet rreth 4 miliardë dollarë. Megjithatë Coca-Cola ka reaguar në lidhje me atë që ndodhi dhe tha se “të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve". Edhe më parë Ronaldo është shprehur hapur kundër konsumit të pijeve me gaz. “Lojtarëve u ofrohet ujë, së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero Sugar, pas mbërritjes në konferencat tona për shtyp”- thuhet më tej në reagimin e Coca-Cola-s.
Burimi: Daily Mail |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania