Shau rëndë futbollistin shqiptar, UEFA nis hetimet ndaj Arnautoviç

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15.06.2021, 15:41

Sulmuesi ashtriak Marko Arnautoviç i befasoi të gjithë pas realizimit të golit në ndeshjen Austri-Maqedoni e Veriut, ku iu drejtua futbollistit shqiptar Ezgjan Aliovski dhe e shau keq. “Të q**** mamanë shqiptare”- ishte kjo fraza e rëndë që përdori Arnautoviç ndaj shqiptarit. Më pas sulmuesi i Austrisë pranoi gabimin që kishte bërë dhe kërkoi falje. Por kjo gjë mesa duket nuk do të kalojë lehtë nga UEFA. Mësohet se institucioni më i lartë i futbollit në Europë ka nisur një hetim disiplinor ndaj sulmuesit. Në një deklaratë të UEFA-s thuhet: “Në përputhje me Nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një Inspektor Etik dhe Disiplinor është caktuar të kryejë një hetim në lidhje me incidentin mes Marko Arnautović dhe Ezgjan Aliovski, që ndodhi në ndeshjen gjatë Kampionatit Evropian 2020, midis ekipeve kombëtare të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut më 13 qershor 2021".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit