Para pak çastesh është hedhur shorti i Conference League, i cili zhvillon sezonin e parë këtë vit ndërsa marrin pjesë 8 klube shqiptare. Ndeshjet vijojnë si më poshtë: Laçi do përballet me Podgoricën, ndërsa mes Kosovës dhe Maqedonisë do të ketë një derbi shqiptarësh në ndeshjen Shkupi-Llapi dhe një përballje mes Kosovës dhe Malit të Zi në sfidën Drita-Decic. Sfintul Gheorghe e Moldavisë do ndeshet me Partizanin, ndërsa Vllaznia përballet me Siroki Brijeg. Struga mësoi e fundit rivalin dhe do jetë Liepaja (Lituani).
Ndërsa kujtojmë se ndeshjet e turit të parë janë programuar të zhvillohen më 8 dhe 15 korrik. Sikurse dihet, finalja e madhe e këtij kompeticioni luhet më 25 maj 2022 në “Air Albania Stadium”.