La profesionin për familjen/ Kush është gruaja e Eriksen që preku zemrat e të gjithëve me lotët e saj për të shoqin?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15.06.2021, 00:16

Christian Eriksen ndali për një moment frymëmarrjen e mbarë tifozëve me atë që i ndodhi në fushë në ndeshjen e parë që Danimarka, luante në “Euro 20”. Pak para se të mbyllej pjesa e parë Eriksen pësoi atak kardiak dhe u rrëzua në mes të fushës. Ishte kapiteni i ekipit danez Simon Kjaer i cili i shkoi menjëherë në ndihmë dhe e mbajti në jetë. Gjithashtu një veprim që mori vëmendjen e miliona shikuesve ishte padyshim edhe futja me shpejtësi në fushën e lojës, e bashkëshortes së tij, Sabrina Kvist Jensen. Ajo u pa e përlotur dhe e tronditur pasi fillimisht kujtoi se i shoqi kishte ndërruar jetë.

Por kush është partnerja e Christian, Sabrina?

Christian dhe Sabrina janë njohur në Holandë, në kohën kur Eriksen luante për Ajax. Sabrina, ishte një parukiere profesioniste, por përtej kësaj, vendosi të hiqte dorë nga profesioni për të ndjekur bashkëshortin në aventurën e tij të re në Tottenham, në vitin 2013. Në Londër ajo u bë mikeshë e ngushtë me gruan e sulmuesit Harry Kane, Katie Woodland. Ndërsa, tanimë, ajo jeton me Christian në Milano, pasi fantazisti mbron ngjyrat e ekipit të Interit. Christian është njohur me Sarbrinën, kur kjo e fundit ishte 18 vjeçe. Përkundër rrogës së lartë që futbollisti përfiton, ata kanë shmangur jetën mes luksit, udhëtimeve apo veshjeve të markave më të njohura, duke preferuar një jetë të qetë. Sabrina aktualisht i ka shkëputur marrëdhëniet me punët dhe kujdeset për fëmijët e saj me Eriksen, një djalë 3 vjeç dhe një tjetër foshnjë që ka lindur këtë vit

Burimi: The Sun |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit