Prej kohësh kishte qarkulluar një lajm se boksieri Florian Marku do të ndeshej për titullin International Welterweight. Por ende nuk kishte asgjë zyrtare deri më sot, kur lajmin e ka konfirmuar vetë protagonisti Florian Marku. Me anë të një postimi në Facebook, Marku ka njoftuar se më datë 7 gusht do të përballet me Maxim Prodan në një betejë me 12 raunde për titullin International Welterweight. Ndërsa shprehet i bindur se titulli do të jetë i tij, dhe humbësi do jetë Prodan.