JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Posta Shqiptare nuk i ndahet “HELIUS SYSTEMS”, i jep 300 milionë pa garë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12/06/2021 22:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“HELIUYS SYSTEMS” ëhstë një kompani që thuajse gjithmonë i fiton tenderat e organizuara nga Posta Shqiptare. Kjo kompani ka për administrator Alkid Ademi dhe pronarë Gjergji Mulla dhe Alkid Ademi. Është tepër i çuditshëm fakti se si kompania në fjalë shpallet fituese pa konkurrencë dhë pa garë. Duke hulumtuar historikun e tenderave të fituara prej saj nga Posta Shqiptare del se kjo kompani ka garuar thuajse gjithmonë e vetme dhe ka ofruar një vlerë të barabartë me 100% të vlerës së fondit limit.

E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe kësaj rradhe. Bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-93622-04-20-2021 dhe me objekt “Blerje Biznes Hub”. Duke parë specifikimet teknike shikohet se bëhët fjalë për shërbim programimi për aplikacione. Nëse shikohen dokumentat vihet re se qëllimisht është përdorur një gjuhë tepër e ngatërruar duke përdorur shumë terminologji teknike por pa një strukturë normale të paraqitjes së problemit dhe mënyrave të zgjidhjes, siç ndodh rëndom në tenderat e tjerë.

Duket se kjo mënyrë e hartimit të specifikimeve teknike është realizuar qëllimisht që të mos kuptohet thuajse asgjë. Në këtë mënyrë do të ishte më ë thjeshtë për të justifikuar paratë e dhëna për tender. Nga ana tjetër duket se ajo çka tregohet se po bëhet, në fakt rezulton një projekt utopik që në praktikë vështirë të gjejë zbatim. E thënë thjesht, është një mënyrë për të përfituar para. Fakti që në garë ka marrë pjesë vetëm kompania fituese si dhe fakti që vlera e ofruar është 100% identike me fondin limit të tenderit, ngre dyshime jo të vogla se ftuesi ka qenë i paracaktuar me kohë.