JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Apel i fortë! 12-vjeçarja me leuçemi pa shpresa për jetën, familjarët: Na ndihmoni, operacioni jashtë kushton 126 mijë euro!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 10/06/2021 22:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë. Bëhet fjalë për një vajzë 12-vjeçare e quajtur Elisa Lushnja e cila ditën e djeshme është diagnostikuar me leuçemi dhe në Shqipëri nuk i kanë dhënë fare shpresa. Rasti është urgjent dhe kërkon menjëherë ndërhyrje jashtë shteti, ndërsa operacioni kushton deri në 126 mijë euro. Familja e saj nuk ka mundësi finaciare për të përballuar një kosto të tillë, ndaj dhe bën apel për ndihmë nga shqiptarët kushdo që ka mundësi. Në lidhje me rastin në redaksinë tonë kanë mbërritur dy mesazhe.

Mesazhi nr 1:

Pershendetje Ju shkruaj per nje rast urgjent duke pare se faqa juaj eshte shume e ndjekur. Jemi duke shpresuar qe do na ndihmoni te pakten me shprendarjen e rastit ne faqen tuaj. Nje koleg i joni ka vajzen 12 vjecare qe eshte diagnostikuar me leucemi diten e djeshme. Jemi duke organizuar te gjithe si staf si jashte dhe brenda punes per kontribute sado te vogla por qe do jen nje ndihme per vajzen e vogel. Ju lutem pres nje pergjigje per te te derguar ndonje informacion me te detajuar.

Mesazhi nr 2:

Pershendetje! Si jeni? Nese keni mundesi te postoni dicka. Eshte nje vajze 12 vjecare e diagnostifikuar me leucemi, ne Shqiperi nuk i kane dhene fare shpresa, eshte rast urgjent, duhet te operohet jashte shtetit dhe duhet nje shume e konsiderueshme parash, qe arrin shifren 126,000€. Familja e saj nuk ka mundesi ekonomike fare, madje dhe shtepine e kane te shkaterruar nga termeti. Ju lutem, bejini thirrje te gjitheve qe me sa kane mundesi te ndihmojne, qofte edhe vetem 1 share ndihmon shume. Ju lutem postojeni. Faleminderit!