Organizata Botërore e Shëndetësisë, përmes drejtorit rajonal Hans Kluge ka thënë se rreziku i një vale të re Covid-19 në vjeshtë mbetet i lartë, ndërsa planet e relaksimit ecin përpara dhe mutacioni më ngjitës i Delta (Indian) përhapet.
Paralajmërimi vjen ndërsa shkalla aktuale e përhapjes po zvogëlohet në pjesën më të madhe të Evropës, me numrin e rasteve që bien në disa vende dhe ndërsa masat e ashpra shoqëruese të pandemisë për muaj të tërë janë liruar.
Në këtë kontekst, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, u bën thirrje qytetarëve dhe qeverive që të tregojnë "kujdes" dhe të veprojnë me "mendje të shëndoshë" gjatë verës, pasi shpërndarja do të jetë më e lehtë gjatë verës, teksa "hapet" turizmi dhe mbledhjet shoqërore rriten.
Sipas Hans Kluge deri më tani në Evropë janë raportuar 55 mln raste me covid-19 dhe 1.2 milion vdekje.
Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA