JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mungesë e insulinave në Kosovë, kosovarët ia mësyjnë Kukësit
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10/06/2021 21:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Në mungesë të insulinave në farmacitë e mjekësisë primare dhe atyre private në vend kosovarët po ia mësyjnë Kukësit për t’i blerë ato.
Ditëve të fundit kërkesat e tilla janë rritur dukshëm për këto preparate në farmacitë private në Kukës.
Sipas farmacistëve të këtij qyteti në Shqipëri vetëm në një barnatore gjatë ditës vijnë deri në 10 kosovarë për insulina, ku çmimi sillet prej 7-10 euro.Si pasojë e këtyre mungesave në Kosovë, qytetarët që e kanë këtë hall po kërkojnë ndihmë edhe përmes platformave online.
Shoqata për të Drejtat e Pacientëve thotë se duhet ndëshkuar zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë që janë treguar të papërgjegjshëm në këtë çështje.

Kjo shoqatë tha se do të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë që diabetikët që i sigurojnë vetë insulinat të rimbursohen.