JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Përplasi gruan shtatzënë me “Benz” dhe i këputi këmbën, ky është i riu, djali i ish-drejtorit të policisë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/06/2021 21:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i frikshëm në Tiranë, ku një automjet tip “Benz” me drejtues një 19-vjeçar doli nga rruga dhe përfundoi në trotuar, duke plagosur rëndë një qytetare. Burime bëjnë me dije se në timonin e makinës luksoze ishte Jehon Breçani. Ky i fundit është djali i Erzen Breçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit.

Sipas hulumtimeve rezulton se mjeti është në pronësi të Hauard Malo, djali i një ish-biznesmeni të ndjerë.

Kujtojmë se 30-vjeçarja, e cila rezulton shtatzënë është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ka humbur dhe njërën këmbë për shkak të përplasjes së fortë.