Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i frikshëm në Tiranë, ku një automjet tip “Benz” me drejtues një 19-vjeçar doli nga rruga dhe përfundoi në trotuar, duke plagosur rëndë një qytetare. Sipas “opinion” 30-vjeçarja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ka humbur dhe njërën këmbë për shkak të përplasjes së fortë. Aktualisht ajo po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, 19-vjeçari është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit.