Pasditen e sotme u regjistrua një aksident i rëndë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku një automjet tip “Benz” doli nga rruga dhe përfundoi në trotuar, duke plagosur rëndë një qytetare. Ndërkohë, tashmë janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku thuhet se e plagosura është një 30-vjeçare e cila rezulton shatzënë.
Kujtojmë se e reja u plagos nga një automjet tip “Benz”, në drejtimin e të cilit ndodhej një 19-vjeçar. Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, ndërkohë që e plagosura është transportuar në spital, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.