JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Diplomati i Maqedonisë i dëbuar nga Federata Ruse është shqiptar
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10/06/2021 20:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përgjigjen Federata Ruse për veprimtari jo korrekte diplomatike në Maqedoninë e Veriut e mori nga kryediplomati shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Përkatësia etnike e shefit të diplomacisë, Bujar Osmanit shihet qartë se ka shtuar inatin, për faktin se sot janë hakmarrë me dëbim të diplomatit nga Maqedonia e Veriut i cili poashtu është shqiptar.

“Më vjen keq për vendimin e MPJ-së Ruse, është vetëm hakmarrje politike. Kjo padyshim do të ndikojë negativisht në raportet bilaterale midis RMV-s dhe Rusisë", thekson Osmani.

Ministri Bujar Osmani që moti është deklaruar se Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë neutrale, as politikisht as ushtarakisht, dhe se objektivi i shtetit janë NATO dhe BE.